Maignan tundohet nga Londra, Chelsea e ka seriozisht për francezin. Milan në mëdyshje

Maignan tundohet nga Londra, Chelsea e ka seriozisht për francezin. Milan në mëdyshje

21 Qershor 2026 17:46 Telesport Chelsea i është rikthyer pistës së Mike Maignan. Klubi londinez ka intensifikuar kontaktin me rrethin e Mike Maignan, për një transferim të mundshëm të francezit. Edhe pse Ruben Amorim e konsideron Maignan si një element kryesor në projektin e tij, drejtuesit e Milanit janë në mëdyshje. Sipas MilanNews24, Maignan ka lënë të kuptohet se është i hapur për një sfidë të re profesionale dhe transferimi në Premier League sigurisht që do të ishte një hap para në karrierën e tij, edhe pse rinovoi me kuqezinjtë vetëm pak muaj më parë. Kosto e transferimit mendohet të jetë mbi 50 milionë euro, por detajet e tjera ekonomike pritet të mësohen më vonë. Gjithçka do të vendoset pasi të mbarojë Botërori, pasi aktualisht...