Luis Enrique: Të përshtatemi me Arsenalin, duam të bëjmë histori. Me Interin kishte më shumë presion
“Unë nuk mendoj se dy skuadrat janë të kundërta. Arsenali është ndërtuar me imazhin e trajnerit të tij. Mikel Arteta ka nisur qartë nga ideologjia e futbollit të Pep Guardiolës, e bazuar në posedimin e topit. Janë jashtëzakonisht konkurrues dhe reflektojnë në mënyrë perfekte personalitetin e Mikel”, – tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique, në një intervistë për faqen e UEFA-s, në prag të finales së Champions League kundër Arsenalit. Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Janë skuadra më e mirë në mbrojtje në Europë prej disa vitesh. Arsenali është kombinim shkatërrues, sepse nuk varet nga një lojtar i vetëm. Shënon shumë nga goditjet standarde dhe ka ekuilibër të jashtëzakonshëm. Pëson shumë pak dhe në të njëjtën kohë shënon shumë gola”. “Disa mund të thonë se...
Burimi:
telesport.al