Luis Enrique bën “diplomatin” para finales së Champions-it: Arteta sjell pozitivitet në jetën time…

Luis Enrique bën “diplomatin” para finales së Champions-it: Arteta sjell pozitivitet në jetën time…

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli për faqen zyrtare të UEFA-s para finales së Champions-it ndaj Arsenalit, duke vlerësuar shumë skuadrën londineze dhe trajnerin Mikel Arteta: “Këtë herë ka presion, sepse besojmë se e meritojmë. Arsenali është ndërtuar sipas imazhit dhe filozofisë së Artetës, me bazë futbollin e posedimit të Pep Guardiolës. Është skuadra më e mirë në Europë në aspektin mbrojtës prej disa vitesh dhe shumë e rrezikshme në goditjet standarde”. Spanjolli përgëzoi “Topçinjtë” për fitimin e Premier League: “E merituan plotësisht. Kanë zhvilluar një sezon të madh dhe ishin pranë triumfit në çdo kompeticion”. Luis Enrique vazhdoi: “Lojtarët tanë kanë profile më individuale, por dinë të luajnë edhe si ekip. Besoj se po flasim për dy ekipe të mëdha; bashkë me Bayern Munich...