Luhet paradite, Partizani fiton testin me Pogradecin

Luhet paradite, Partizani fiton testin me Pogradecin

Me dy gola të shënuar nga Bintsuka në të 6′ dhe Çela në të 54′ Partizani i rumunit Florin Bratu kalon vendasit e Pogradecit në “Gjorgji Kyçyku”. Në këtë miqësore lujtur 2×40 minuta, të kuqtë ishin më aktivë ndërsa stafi teknik në minutat e pjesës së dytë aktivizoi shumë lojtarë të stolit si: Himallari, Fabio Hyseni, Himallari, Mateo Çipi etj. Madje ishte pikërisht Çela që shënoi të dytin. Ndërkohë Partizani pas 11 ditëve në Pogradec do të kthehet në Tiranë për të vijuar fazën përgatitore./Moisi Dalipi/ Skuadrat startuese: Pogradeci: Staniç, Samake, Kasmollari, Geci, Abazaj, Okoli, Shanaj, Lleshaj, Koxhaj, Zogaj, Preknicaj. Tr: Emiljano Çela Partizani: Qirko, Janjeva, Vata, Buxhelaj, Marku, Jata, Murataj, Çela, Himallari, Toma, Bintsuka.Tr: Florin Bratu. Post navigation