Partizani 3 të huaja për Ligën e Adriatikut, një amerikane te Flamurtari, Tirana me përforcime vendase
Partizani në basketboll për femra po përgatitet fort për sezonin e ri 2026-2027. Të kuqtë e trajneres Eliverta Bujari, përveç pjesëmarrjes në kampionat e Ligën Unike do të luajnë edhe në Ligën e Adriatikut. Për këtë arsye, Partizani po bën një merkato të fuqishme, duke sjellë 3 basketbolliste të huaja. Bëhet fjalë për kanadezen Jose-Ann Johnson, bullgaren Iva Georgieva dhe Andjela Gligic nga Bosnje-Herzegovina. Por, nga skuadra e kuqe janë larguar 3 lojtare, të trija në drejtim të Tiranës: bëhet fjalë për Ornela Lalaj, Anja Kasa dhe Ketjona Fekollari. Më herët kanë rinovuar me bardheblutë edhe Enisa Qosja e Izabel Kacorri. Nuk ka mbetur në heshtje edhe skuadra kampione e Flamurtarit, që ka konfirmuar afrimin e basketbollistes amerikane Emilia Long. Ndërkohë që përforcime të tjera...
Burimi:
telesport.al