“Lojë e pandershme”! Mehdi Taremi shpërthen kundër FIFA-s në Botërorin 2026: Duan që ne të eleminohemi

“Lojë e pandershme”! Mehdi Taremi shpërthen kundër FIFA-s në Botërorin 2026: Duan që ne të eleminohemi

Ylli i kombëtares së Iranit, Mehdi Taremi, ka hedhur akuza të rënda ndaj FIFA-s, duke e cilësuar organizimin e Kampionatit Botëror 2026 si një “katastrofë”. Pas barazimit dramatik 1-1 kundër Egjiptit, Taremi nuk i kurseu kritikat, duke deklaruar se ekipi i tij është ndier i sabotuar që nga fillimi i turneut. Sipas futbollistit, vështirësitë logjistike kanë qenë të jashtëzakonshme. Irani është detyruar të qëndrojë në Tijuana të Meksikës, duke pasur pengesa të vazhdueshme për udhëtimet drejt Shteteve të Bashkuara për shkak të problemeve me vizat të stafit teknik. “Është një botëror katastrofik. FIFA nuk ka zgjidhur asnjë nga problemet tona, edhe pse na ishte premtuar ndryshe,” u shpreh ai me zhgënjim. Kulmi i deklaratave të tij erdhi kur u pyet nëse besonte se organizatorët dëshirojnë...