Llogaritë për fundin e tabelës në Superiore/ Flamurtari në Kategorinë e Parë, ja pse Tirana shpëtoi zyrtarisht
Në Superiore sapo ka përfunduar java e parafundit, ndërsa kemi edhe një javë nga mbyllja përfundimtare e kampionatit. Një garë e madhe është ajo në fundin e renditjes, teksa Flamurtari pas barazimit të sotëm ndaj Teutës, ka shuar shpresat për një mrekulli. Nga krahu tjetër, me fitoren e arritur ndaj Vllaznisë, 1-0, Tirana ka siguruar zyrtarisht Play Out-in, në rastin më të keq. Pra pas kësaj fitore, Tirana është e sigurt se nuk do të bie direkt nga Superiorja.Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 6 me 41 pikë, e ndjekur nga Bylis me 41 pikë, Vora me 39 pikë, Teuta e vendit të 9 me 39 pikë dhe Flamurtari i vendit të fundit me 36 pikë. Megjithatë në javën e fundit, do të kemi një...
Burimi:
sportekspres.com