Lëvizja/ La përfaqësuesen e Francës, Boni i bashkohet Bregut të Fildishtë

Lëvizja/ La përfaqësuesen e Francës, Boni i bashkohet Bregut të Fildishtë

Nuk janë vetëm shqiptarët që ndryshojnë përfaqësuesen. shembuj të tillë ka dhe nëpër botë, sidomos nga vendet afrikane. Kështu, sipas mediave sportive, ndërrimi i përfaqësueses nga ana e sulmuesit të Interit, Ange-Joan Boni, është miratuar të premten nga FIFA. Boni ka luajtur për Francën U21 dhe tani e tutje do të luajë për Bregun e Fildishtë. Ai ka vendosur për përfaqësuesen e vendit prej nga e ka prejardhjen. FIFA publikoi ndryshimin formal të 22-vjeçarit Boni. Ky ndryshim duhej të miratohej nga Federata e Futbollit të Francës. Bregu i Fildishtë është në grup të Botërorit me Gjermaninë, Ekuadorin dhe Kuraçaon. Boni i ka shënuar shtatë gola në edicionin e parë me Interin, pas transferimit nga Parma. Ka luajtur në dhjetë ndeshje në Champions. Sulmuesi ka luajtur...