Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin: Talenti që shkroi historinë në Kategorinë e parë, gati për hapin e madh në karrierë
Ekipi i Kukësit arriti të shpëtojë sezonin në ditën e djeshme, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, pasi mposhti në përballjen direkte skuadrën e Butrintit me rezultatin 2-0. Një edicion i vështirë për verilindorët, të cilët, pavarësisht oshilacioneve gjatë sezonit, arritën të mbështeten te talentet e rinj që udhëhoqën skuadrën në momentet më të rëndësishme dhe madje shkruan histori në kampionat. Një nga emrat që u kthye në lider të skuadrës së Kukësit është talenti Leo Ballhysa. Me paraqitjet, golat dhe asistet e tij, ai rezultoi një nga lojtarët kyç në mbijetesën e ekipit, duke marrë përgjegjësi në momentet vendimtare të sezonit. Edhe në sfidën e fundit ndaj Butrintit, Ballhysa ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, duke qenë protagonist në golin...
Burimi:
sportekspres.com