Edicion i ri, rregulla të reja, Superioria në ‘tranzicion’

Edicion i ri, rregulla të reja, Superioria në ‘tranzicion’

Më 23 qershor 2026, KE i FSHF-së ratifikoi rregulla të reja për formatin e ri Abissnet Superiore dhe Kategori të Parë. Tani kur edicioni 88-të i Superiores është në prag (të premten 21 gusht hap Vllaznia- Skënderbeu) ndryshimet janë principiale për vetë klubet në rrugëtimin sezonal. Ndryshimet e KE (për t’u rikujtuar) Nga sezoni 2026/2027, kampionati nuk do të zhvillohet më me katër faza të rregullta, 36 javë garë dhe fazën “Final 4”. Formati i ri parashikon zhvillimin e tre fazave të rregullta, me gjithsej 27 javë. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe, bazuar në renditjen përfundimtare. Pikët e grumbulluara gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së fazave play-off dhe play-out. Gjashtë skuadrat e renditura në vendet...