Legjionarët/ 6 gola & 4 asiste, paraqitje e shkëlqyer e kuqezinjve. Mehmeti ngjitet në Premier League

Legjionarët/ 6 gola & 4 asiste, paraqitje e shkëlqyer e kuqezinjve. Mehmeti ngjitet në Premier League

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat e tyre dhe duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit. Një nga protagonistët kryesorë ishte Kristjan Asllani, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me Besiktas në transfertën ndaj Gaziantep. Mesfushori kuqezi kontribuoi me një asist nga goditja e këndit, ndërsa më pas shënoi edhe nga pika e bardhë, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij. Paraqitje të shkëlqyer realizoi edhe Qazim Laçi, i cili u dallua me gol dhe asist në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konyaspor. Mesfushori shqiptar fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 18-të, ndërsa në pjesën e dytë dhuroi edhe...