Leao drejt largimit? Milani merr në konsideratë oferta sa 1/3 e klauzolës së lirimit
21 Maj 2026 11:15 Alfred Lleshi Ndeshja ndaj Cagliari mund të jetë e fundit e Leão me Milanin në “San Siro”. Një përfundim i papritur për një lojtar që pas titullit kampion dukej i lidhur gjatë me klubin kuqezi. Me kalimin e kohës, forma e tij është bërë më e paqëndrueshme dhe kritikat janë shtuar për mungesë vazhdimësie. Statistikat tregojnë rënie: pas 16 golave në sezonin 2022/23, këtë sezon ka shënuar vetëm 10, ndërsa goli i fundit në Serie A daton më 1 mars ndaj Cremonese. Ndërkohë, Nkunku ka fituar terren në hierarki me paraqitje vendimtare. E ardhmja e Leãos mbetet pezull. Klauzola e tij është 175 milionë euro, por Milani do të konsideronte oferta rreth 50–60 milionë euro, sidomos nga klube të mëdha europiane....
Burimi:
telesport.al