Largimi nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo jep mesazhin e fundit!
Ish-trajneri i Kombëtares Silvinjo, ka bërë një reagim në profilin e tij, pas largimit nga drejtimi i Shqipërisë. Tekniku brazilian nuk i kursen fjalët e mira për vendin, që sipas tij e priti ngrohtësisht. Silvinjo shkruan se me të në drejtim, Kombëtarja shqiptare ka bërë një përparim të konsiderueshëm, ndërsa shton se do i mbështesë kuqezinjtë kudo që të jetë. Po ashtu ai falënderoi edhe të gjithë, me të cilët punoi gjatë kësaj kohe. “Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht. Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë...
Burimi:
javanews.al