Lando Norris: Ferrari së shpejti do të na turpërojë të gjithëve, duhet të përveshim mirë mënget

Lando Norris: Ferrari së shpejti do të na turpërojë të gjithëve, duhet të përveshim mirë mënget

18 Qershor 2026 14:04 Telesport Fitorja dhe paraqitja e Ferrari në garën e fundit në Barcelona ka bërë që “kokëkuqja” të jetë një kandidate serioze për të dy titujt në Formula 1 këtë sezon. I këtij mendimi është kampioni i botës Lando Norris. Piloti britanik i McLaren, këtë sezon ka fituar vetëm një garë sprint, shumë larg pritshmërive. Edhe kur pritej një reagim më i mirë i kampionëve të botës, rikthimi i Ferrari duket se ka shuar shpresat te McLaren. Lando Norris, theksoi se vetëm motori me performancë më të ulët po e pengon aktualisht Ferrari të shkatërrojë të gjithë rivalët e tij: “Jemi me fat që Ferrari nuk ka një motor më të mirë për momentin”. “Ata janë përmirësuar dhe e treguan në Barcelonë,...