“Jo dhe aq i mirë”, Flick i pakënaqur me debutimin e Adeyemi te Barcelona

“Jo dhe aq i mirë”, Flick i pakënaqur me debutimin e Adeyemi te Barcelona

2 Gusht 2026 16:05 Telesport Hansi Flick është treguar i drejtpërdrejtë me Karim Adeyemi, pasi ky i fundit debutoi për Barcelonën në miqësoren 2-2 ndaj Birmingham. Anglezët fituan më pas nga pika e bardhë e penalltisë. “Adeyemi bëri disa gjëra që bëri nuk ishin aq të mira. Mendoj se ai ka më shumë potencial për të treguar, por është ende në javën e parë të stërvitjes, kështu që kjo është normale. Kam parë një Karim më të mirë në stërvitje me shpejtësinë dhe përfundimin e tij, por ai ka shumë potencial dhe mund të na japë shumë”, tha Flick. Megjithatë, mesazhi i Flick për Adeyemi ishte shumi qartë, pra duhet të punojë më shumë, nëse do që të luajë vazhdimisht te katalanasit.