Lamtumira e fundit për Baresin; priten mijëra tifozë dhe personalitete. Spikat mungesa e Ibrahimovic
Në Milano priten sot mijëra tifozë për funeralin e ish-kapitenit të Milanit, Franco Baresi, që do të zhvillohet në bazilikën e Sant’Ambrogio. Bashkia e Milanos ka shpallur zi qytetare dhe flamuri i qytetit do të jetë në gjysmë shtizë në të gjitha selitë institucionale. Për t’i dhënë lamtumirën legjendës kuqezi do të jenë dhjetëra ish-futbollistë dhe përfaqësues institucionesh, mes tyre pronari i klubit Gerry Cardinale, presidenti Paolo Scaroni, drejtuesit dhe punonjësit e Milanit, si dhe presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli. Për Federatën Italiane të Futbollit do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm Marco Brunelli. Të pranishëm priten edhe kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, përfaqësues nga Real Madridi dhe Barcelona, presidenti i Interit, Beppe Marotta, dhe ish-shokë skuadre të Baresit, nga Paolo Maldini te...
Burimi:
telesport.al