Lamine Yamal paralajmëron Belgjikën: Ndeshja ime e madhe po vjen

Lamine Yamal paralajmëron Belgjikën: Ndeshja ime e madhe po vjen

“Jam mirë dhe ndeshja ime e madhe po vjen”, u shpreh Lamine Yamal në një intervistë për Mundo Deportivo, duke iu referuar çerekfinales së Botërorit ndaj Belgjikës. Kjo sfidë do të jetë edhe ndeshja e tij e fundit si 18-vjeçar. Të hënën, Yamal do të festojë 19-vjetorin e lindjes. Megjithatë, mbrëmja e së premtes do të përcaktojë nëse ai do ta presë ditëlindjen i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës në prag të gjysmëfinales, apo tashmë në pushime. Dy vite më parë, në Donaueschingen të Bavarisë, ai festoi 17-vjetorin me një tortë të përgatitur nga skuadra, pak përpara finales së Kampionatit Evropian, ku ishte protagonist në triumfin ndaj Anglisë. Në këtë Botëror, Yamal ka qenë i vetmi prej yjeve të Spanjës që nuk ka arritur ende të...