Lakers shpërdorojnë një tjetër shans për kualifikim, fitojnë Detroit dhe Cleveland
Houston arriti sot një fitore të madhe në fushën e Lakers me shifrat 99-93, duke rihapur garën për një vend në gjysmëfinale. Tashmë Lakers udhëheqin 3-2 serinë, duke shpërdoruar një shans të artë, pasi luanin në fushën e tyre. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 12 pikë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e LeBron James. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Detroit mundi 116-109 Orlando dhe qëndron në lojë për një biletë mes ekipeve më të mira. Skuadra e Orlando tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Edhe pse Banchero realizoi 45 pikë, ato s’mjaftuan për miqtë, ndërkohë që po 45 pikë realizoi edhe Cunningham për Pistons. Në ndeshjen tjetër çerekfinale, skuadra e Cleveland mundi 125-120 Toronto pas një loje spektakolare. Të dyja...
Burimi:
telesport.al