Jo vetëm Barcelona, edhe Inter e Milan në garë për yllin e krahut të djathtë në PL. Kushton mbi 45 milionë euro
2 Gusht 2026 20:31 Telesport Daniel Munoz është një nga emrat që vazhdon të ketë interesin e disa klubeve të mëdha. Kolumbiani është nën kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2028, por mudn të largohet këtë verë. Përveç interesit të vazhdueshëm të Barcelonës, së fundmi në garë për mbrojtësin e djathtë kolumbian janë futur edhe Milan me Interin, bën të ditur eksperti i merkatos Ekrem Konur. Megjithatë, negocitat me Crystal Palace nuk do të jenë aspak të lehta më Crystal Palace. Klubi anglez kërkon mbi 45 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin 30-vjeçar, shifër e vështirë për t’u përballuar nga tre ekipet e përmendura më sipër.
Burimi:
telesport.al