Zgjedhjet te Reali i Madridit komplikojnë kthimin e Jose Mourinhos, tani Benfica kërkon 15 milionë euro
Rikthimi i Jose Mourinhos në pankinën e Realit të Madridit dukej se ishte thjesht një çështje njoftimesh zyrtare, por tani rruga që do të risillte Special One në Bernabeu duket më e ngushtë; shkak për këtë janë zgjedhjet për postin e presidentit të Los Blancos dhe kërkesa e Benficas për 15 milionë euro. Një frenim që erdhi në radhë të parë nga njoftimi për zgjedhjet presidenciale të bërë nga Florentino Perez në mënyrë surprizë në 12 maj. Mourinho është kandidati i zgjedhur nga presidentin aktual i Realit të Madridit për të marrë vendin e Alvaro Arbeloas. Por nëse zgjedhjet që do të mbahen në 7 qershor i fiton Enrique Riquelme, sipërmarrësi 37 vjeçar në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe rivali i Florentino Perez, e...
Burimi:
top-channel.tv