Aksidenti tragjik në Ksamil: 20-vjeçari ishte pasagjer, drejtuesi i mjetit i plagosur në spital

Aksidenti tragjik në Ksamil: 20-vjeçari ishte pasagjer, drejtuesi i mjetit i plagosur në spital

Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës në Ksamil.   Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi Antoni Mateli 20 vjeç.   Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacionit paraprak të Policisë, 22-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të daljes...