VIDEO/ Szczesny dhe Lewandowski me paketë cigaresh në dorë, mbi autobusin e triumfit në rrugët e Barcelonës
Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, ka bërë sërish të qeshë botën e futbollit. Polaku, i njohur gjerësisht me nofkën “El Fumador” (Tymuesi) ishte shenjestra e një shakaje të tifozëve, të cilët i hodhën një paketë nga rrugët ku qëndronin për të përshëndetur ekipin, ndërkohë që ai ishte në pozicion. Szczesny, besnik ndaj reputacionit të tij, nuk u turbullua aspak, i kapi me të njëjtën qetësi që kap topat e kundërshtarëve. Portieri 37-vjeçar ka ndërtuar me vite një imazh unik në futbollin botëror ai është ndoshta sportisti i vetëm aktiv që flet hapur dhe pa komplekse për zakonin e tij ndaj duhanit. Tifozët e Barcelonës e kanë bërë traditë të këndojnë “Szczesny fumador” gjatë ndeshjeve, pikërisht si shenjë respekti për ndershmërinë e tij. Kliko për të...
Burimi:
top-channel.tv