Tronditet Madridi! Bankat spanjolle i kthejnë shpinën rivalit të Perezit. Çfarë po fshihet pas skenës?
Bankat kryesore spanjolle i kanë mbyllur derën kandidaturës së Enrique Riquelme-s për president të Real Madridit. Sipas burimeve, institucionet financiare të vendit kanë refuzuar të mbështesin biznesmenin nga Alicante në sfidën e tij ndaj Florentino Pérezit. Riquelme nuk ka arritur të sigurojë garancinë prej 187 milionë eurosh nga “Banco Santander” dhe “BBVA”, të dyja këto banka kanë refuzuar të bëjnë komente. Një nga kërkesat më rigoroze për të kandiduar për president të klubit madrilen është garancia bankare, e cila duhet të lëshohet nga një institucion i regjistruar pranë Bankës së Spanjës. Kjo garanci duhet të mbulojë të paktën 15% të buxhetit të përgjithshëm të klubit, i cili aktualisht kap vlerën e 1.248 miliardë eurove, dhe duhet të bazohet ekskluzivisht në pasurinë personale të kandidatit. Pavarësisht refuzimeve,...
Burimi:
top-channel.tv