Titulli kampion i Barcelonës, vjen reagimi i Luis Enriques dhe Lionel Messit
Mbrëmja e 10 majit nuk do të harrohet nga Barcelona, që arriti të fitojë titullin e 29 në historinë e saj pikërisht në El Clasicon ndaj rivalëve historikë të Realit të Madridit. Ndër të parët që reaguan pas këtij suksesi ishte pikërisht Lionel Messi me argjentinasin që gjithnjë e ka ndjekur skuadrën katalanase edhe pse nuk është më pjesë e saj. Messi reagoi menjëherë teksa vetëm pak minuta pas përfunimit të sfidës, ai postoi në Instagram Story foton e Barcelonës kampione të shoqëruar me mbishkrimin. ‘Kampionë. Rroftë Barça!’. Por sulmuesi argjentinas i Inter Miamit, nuk ishte i vetmi që iu gëzua suksesit të katalanasve. Luis Enrique, trajneri i Paris Saint Germainit nuk e fshehu entuziazmin e tij për triumfin e katalanasve. Teksa ishte i impenjuar...
Burimi:
top-channel.tv