Tension në tribunën e “Santiago Bernabeu”-t, Florentino Perez “përplaset” me një tifoz gjatë ndeshjes me Oviedon

Tension në tribunën e “Santiago Bernabeu”-t, Florentino Perez “përplaset” me një tifoz gjatë ndeshjes me Oviedon

Një video e pazakontë po bën xhiron e rrjetit në këto momente, ku personazh kryesor është njeriu më i fuqishëm i Realit të Madridit, Florentino Perez, i cili është përfshirë në një debat të tensionuar me një tifoz në tribunë. Gjatë sfidës që po luhet aktualisht ndaj Real Oviedos, presidenti i “Los Blancos” është shfaqur mjaft i irrituar, duke debatuar me duar e me këmbë dhe duke lënë mënjanë qetësinë që e karakterizon zakonisht në daljet e tij publike. Pamjet tregojnë Perezin teksa i kundërpërgjigjet me tone të larta një tifozi të tensionuar, një moment ky që ka ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe po komentohet kudo si një dëshmi e presionit të madh që po shoqëron këtë përballje. Ky shkëmbim verbal i pazakontë mes kreut...