Simeone dhe interesi i klubeve për Julian Alvarez: Nuk jam në mendjen e tij
Nëse është dikush që e ka mbrojtur gjithnjë Julian Alvarez, ai është Diego Pablo Simeone ka ‘fajin’ që argjentinasi u transferua te Atletico Madrid në momentin kur futbollisti vendosi të largohej nga Manchester City. Tani, Alvarez ka një kontratë me Los Colchoneros deri në vitin 2030 me një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 500 milionë eurosh. Por pavarësisht kësaj, ka klube që e kërkojnë shërbimin e tij në muajt e kësaj verë. Në këtë pikë trajneri argjentinas komentoi këtë interes të klubeve të ndryshme ndaj futbollistit të tij. ‘Nuk jam në mendjen e Julian’-u shpreh Diego Pablo Simeone në lidhje me atë që mund të ndodhë në merkaton e kësaj vere-është normale që një futbollist të jashtëzakonshëm e duan Arsenali, Paris Saint Germaini, Barcelona....
Burimi:
top-channel.tv