Rikthim i bujshëm te Reali/ Perez preferon Mourinhon, gazetari zbulon detajet e kontakteve të para me portugezin

Rikthim i bujshëm te Reali/ Perez preferon Mourinhon, gazetari zbulon detajet e kontakteve të para me portugezin

Jose Mourinho është kandidati i preferuar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për t’u bërë trajneri i ardhshëm i klubit spanjoll, raporton gazetari David Ornstein. Sipas burimeve, mbështetja për Mourinhon nuk është e plotë brenda klubit, por Perez po udhëheq procesin e zgjedhjes, duke e bërë trajnerin 63-vjeçar një kandidat të fortë. Marrëveshja aktuale e Mourinhos me Benfica përmban një klauzolë daljeje prej rreth 3 milionë eurosh, që do të lehtësonte transferimin e tij te Real Madrid. Ky zhvillim vjen ndërsa klubi spanjoll kërkon të gjejë zëvendësuesin e trajnerit Arbeloa dhe të rikthehet në garën për titujt kryesorë europianë dhe kombëtarë. Top Channel