Rekordi i Joao Cancelo, i pari që fiton 4 nga 5 ligat e mëdha evropiane, por nuk i del e keqja me Al Hilal

Rekordi i Joao Cancelo, i pari që fiton 4 nga 5 ligat e mëdha evropiane, por nuk i del e keqja me Al Hilal

Joao Cancelo, perandori i Kontinentit të Vjetër. Fitorja e Barcelonës në El Clasico ndaj Realit të Madridit që sollit edhe titullin e 29 për skuadrën katalanase i dha mundësinë mbrojtësit portugez që bëhet futbollisti i parë që fiton 4 tituj në 5 ligat e mëdha evropiane. Në palmaresin e 31 vjeçarit mungon vetëm titulli i Ligue 1, kampionat ku nuk ka luajtur asnjëherë. Edhe pse nuk është një prej 5 kampionateve kryesore në Evropë, titulli i parë për Cancelo erdhi në një ligë shumë të respektueshme siç është ajo portugeze. Në 2013/14, Cancelo luajti 65 minuta kundër Portos, të mjaftueshme për të për të fituar titullin. Nga Portugalia kaloi te Valencia, ku qëndroi 3 vjet pa fituar. Që aty portugezi u transferua në Serie A...