Real Sociedad fiton Kupën e Mbretit, mund Atleticon e Madridit në penallti

Real Sociedad fiton Kupën e Mbretit, mund Atleticon e Madridit në penallti

Finalja e Kupës së Mbretit 2026 në Sevilë do të mbahet mend si një nga ndeshjet më dramatike të viteve të fundit. Real Sosijedad triumfoi 4-3 në gjuajtjen e penalltive, pasi 120 minutat e lojës kishin lënë rezultatin e ngrirë në 2-2, duke fituar trofeun e katërt historik të Kupës së Mbretit. Ndeshja nisi si ëndërr për ekipin bask, që arriti avantazhin pothuajse menjëherë pas fërshëllimës fillestare. Atletiko reagoi shpejt dhe në minutën e 19-të Ademola Lookman rivendosi barazpeshën me një goditje të ulët dhe preçize nga buza e zonës. Megjithatë, pikërisht para pushimit, Mikel Oyarzabal shndërroi një penallti në gol, duke dërguar Real Sociedadin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1. Në pjesën e dytë Atletiko u rikthye e transformuar, me Simeonen që bëri...