Real Madrid, zyrtarizohet largimi i Alvero Arbeloas nga pankina

Real Madrid, zyrtarizohet largimi i Alvero Arbeloas nga pankina

Aventura e Alvaro Arbeloas në pankinën e Realit të Madridit mbyllet pas pak më shumë se 5 muajsh. Klubi i Los Blancos e ka konfirmuar këtë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e tij të internetit. Reali i Madridit dhe Alvaro Arbeloa arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund eksperiencës së tij si trajner i skuadrës së parë-lexohet në komunikatën e Realit të Madridit-klubi i është thellësisht mirënjohës Alvaro Arbeloas që gjatë gjithë rrugëtimit të tij që nga kohët e akademisë sonë të të rinjve, gjithnjë ka shfaqur besnikëri, impenjim dhe profesionalizëm. Ai mishëron vlerat e kombit tonë. Reali i Madridit, që do të jetë gjithnjë shtëpia e tij, i uron Alvaro Arbeloas dhe familjes së tij më të mirën për këtë fazë...