Real Madrid planifikon të ardhmen; rishfaqet hipoteza e kthimit të Jose Mourinhos
I eliminuar në Ligën e Kampioneve dhe 9 pikë prapa Barcelonës në La Liga kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit, te Reali i Madridit ka nisur puna për sezonin e ardhshëm dhe çështja më e nxehtë që duhet të zgjidhë Florentino Perez është ajo e pankinës. Gjithçka tregon se Alvaro Arbeloa nuk do të vazhdojë të jetë trajneri i Realit të Madridit me Perez që ka vendosur të zhvillojë një takim me të në ditët e ardhshëm. Në këtë pikë lista e kandidatëve për t’u ulur në pankinën e Los Blancos është e gjatë. Në fillim u përmendën emrat e Mauricio Pochettino dhe Jürgen Klopp, por në orët e fundit është përforcuar ideja e kthimit të mundshëm te Jose Mourinho....
Burimi:
top-channel.tv