Presidenti i La Ligës i kundërvihet Realit: Ti lënë kritikat për arbitrat dhe të shohin kampionatin, ka ende pikë në lojë

Presidenti i La Ligës i kundërvihet Realit: Ti lënë kritikat për arbitrat dhe të shohin kampionatin, ka ende pikë në lojë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të trajnerit të Real Madridit, Alvaro Arbeloa, lidhur me vendimet e gjyqtarëve në kampionatin spanjoll. Tebas i hodhi poshtë ankesat e Arbeloas, duke sugjeruar se argumentet e tij nuk janë të qëndrueshme. “Ditën tjetër, ai tha të njëjtën gjë edhe për gjyqtarin në ndeshjen me Bayern Munich. Ishte i njëjti stil argumentimi”, ka thënë Tebas, sipas “Mundo Deportivo”. Kreu i La Ligës e vazhdoi kritikën, duke shtuar: “Një ditë thotë një gjë, pastaj një tjetër, pastaj diçka tjetër”. Këto komente vijnë pasi Arbeloa vuri në dyshim standardin e gjykimit pas përballjes së fundit të Real Madridit në kampionat ndaj Gironës. Ai kishte lënë të kuptohet se vendimet kontroverse mund të jenë një ndër arsyet pse...