Nuk ka më dyshime/ Barcelona blindon “arkitektin” e titujve, ja deri kur do të qëndrojë Flick në stol
Trajneri gjerman ka hedhur firmën në kontratën e re, duke zgjatur qëndrimin në stolin e “Blaugranave” edhe për dy sezone të tjera, me një opsion për një vit të katërt (deri në 2029). Ky vendim i presidentit Joan Laporta vjen si shpërblim i drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe projektin fitues që Flick ka ndërtuar, ku sapo siguroi titullin e dytë radhazi në La Liga. Pavarësisht problemeve të shumta me dëmtimet përgjatë sezonit, tekniku gjerman arriti të kthejë identitetin sulmues dhe të rigjallërojë dhomat e zhveshjes, duke rritur talente si Lamine Yamal e Gavi. Tashmë, me dominimin vendor të siguruar, mandati i ri i Flick është i qartë: rikthimi i trofeut të Champions League në “Spotify Camp Nou”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv