Neymar: Ishte Messi, pastaj unë, tani është radha e Yamal
Neymar ka thurur elozhe për Lamine Yamal në deklaratat e tij të fundit, duke e krahasuar talentin e djaloshit me atë të Lionel Messit dhe të vetes. Prej vitesh dihet se braziliani është modeli dhe idhulli i Lamine Yamal, gjë që ylli i ri i Barcelonës e ka pohuar publikisht në shumë raste. Natyrisht, as vetë braziliani nuk ka kursyer lëvdatat për “djalin e mrekullueshëm” të futbollit botëror. Në deklaratën e tij, superylli i Santos theksoi se talenti i Yamal është unik dhe i kujton rrugëtimin e tij dhe të Messit në moshë të re. Ai e cilësoi si të pabesueshme atë që djaloshi bën në fushë, ndërsa shprehu keqardhjen për eliminimin e tij nga Liga e Kampionëve, duke vlerësuar faktin që 18-vjeçari dha gjithçka nga...
Burimi:
top-channel.tv