Muriqi nuk është më thjesht një lojtar i La Ligës, por kandidat mes më të mirëve të kampionatit spanjoll

Muriqi nuk është më thjesht një lojtar i La Ligës, por kandidat mes më të mirëve të kampionatit spanjoll

LaLiga ka shpallur listën e kandidatëve për “Skuadrën e Sezonit”, në bashkëpunim me EA Sports, dhe mes emrave më të spikatur në repartin ofensiv është edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, duke realizuar 21 gola dhe duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, vetëm pas Kylian Mbappé. Paraqitjet e tij të forta e kanë kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të kampionatit spanjoll. Në listën e kandidatëve për sulmin bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Julián Álvarez, Vinícius Júnior, Lamine Yamal dhe Raphinha, duke e bërë konkurrencën shumë të fortë. Përzgjedhja e formacionit përfundimtar do të bëhet përmes votave të tifozëve, të cilët fillimisht zgjedhin skemën taktike dhe më pas përzgjedhin lojtarët në çdo...