Mourinho zbërthen krizën tek Reali i Mdridit: Dhoma e zhveshjes nuk është një garazh makinash Ferrari…
Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, José Mourinho ka lëshuar një analizë “shkatërruese” mbi situatën aktuale te Real Madridi, duke vënë në shënjestër ekuilibrat e prishur pas transferimit të Kylian Mbappé. “Special One” nuk i ka kursyer kritikat për humbjen e identitetit dhe mbizotërimin e egos mbi stemën e klubit mbretëror. “Njerëzve nuk u pëlqen kur unë them të vërtetën, por kjo është arsyeja pse më quajnë ‘The Special One’. Unë nuk merrem me fantazi, unë merrem me realitetin. Dhe realiteti është ky: nuk mund të ndërtosh një katedrale duke lustruar çatinë, ndërkohë që themelet po krisen. Unë e njoh Madridin, e njoh atë dhomë zhveshjeje. Kur isha unë atje, kishim lojtarë që e kuptonin se stema është gjithmonë më e rëndësishme se...
Burimi:
top-channel.tv