Milan-Juventus, sfidë e dyfishtë në një javë; agjenti i Lewandowskit do të takojë drejtuesit e të dy klubeve
Javën e ardhshme, Milan dhe Juventusi do të përballen në fushën e lojës, por nuk do të jetë vetëm sfida në aspektin sportiv. Kuqezinjtë dhe bardhezinjtë, në fakt luajnë një ndeshje mes tyre edhe në merkaton e transferimeve për Robert Lewandowskin, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon pas dy muajsh me polakun që ende ka dilema; të pranojë ofertën e rinovimit të Barcelonës me një reduktim të pagës apo të provojë një aventurë të re futbollistike në moshën 37 vjeçare? Ajo që është e sigurt është se Lewandowski nuk ka ende ndërmend të mbyllë karrierën e tij si futbollist. Fundjavën e ardhshme në Itali pritet të mbërrijë agjenti i sulmuesit, Pini Zahavi që sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ do të takojë si...
Burimi:
top-channel.tv