Mediat zbulojnë sekretin, futbollisti 150-milionësh që kërkon Perezi është ylli i Bayern-it
Real Madrid po përgatitet për një lëvizje të bujshme në merkaton e verës, me presidentin Florentino Perez që synon të sjellë në “Santiago Bernabeu” një tjetër emër të madh të futbollit europian. Gjatë një interviste në emisionin “Horizonte Cuatro”, Perez deklaroi se nëse rizgjidhet në krye të klubit, do të dërgojë një ofertë prej 150 milionë eurosh për një futbollist të ri, të cilin e cilësoi si një “Galáctico” të denjë për t’u krahasuar me emra legjendarë si Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo, David Beckham apo Kaka. Kreu i madrilenëve dha disa pista për identitetin e lojtarit, duke thënë se bëhet fjalë për një mesfushor ose sulmues që luan në Ligën e Kampionëve, por jo në Premier League. Ai përjashtoi emra si Harry Kane, Erling Haaland,...
Burimi:
top-channel.tv