Marrëveshja drejt mbylljes, Jose Mourinho pritet të rikthehet te Real Madrid
Ajo që flitej prej disa ditësh duket se po materializohet. “Guruja” i merkatos ndërkombëtare, Fabrizio Romano, ka lëshuar bombën e radhës: Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madridit. Me shprehjen e tij ikonike “Here we go!”, Romano ka konfirmuar se gjithçka është mbyllur plotësisht. Sipas raportimeve të fundit, palët kanë arritur një marrëveshje totale verbale dhe aktualisht po hartohen dokumentet zyrtare që do të hidhen në firmë. Detajet e kontratës dhe plani i lëvizjes Drejtuesit e klubit mbretëror kanë gati një projekt dyvjeçar për teknikun portugez. “The Special One” pritet të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll menjëherë pas përfundimit të ndeshjes që Real Madrid do të luajë ndaj Athletic Bilbao-s, ku do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave dhe tifozëve merengues. Ky është një...
Burimi:
top-channel.tv