Listë e gjatë në dalje, Real Madrid bën gati revolucionin për rikthimin e madh në arenën europiane
Real Madrid po planifikon skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dhe është përqendruar në largimin e një grupi lojtarësh. Qëllimi është të krijohet hapësirë për nënshkrimet e reja dhe rikthimin e lojtarëve që aktualisht janë në huazim, si Endrick, ose ata që janë shitur me mundësi blerjeje, si Nico Paz dhe Victor Munoz. Lojtarët që pritet të largohen janë Asencio, Camavinga, Ceballos dhe Fran Garcia. Ka të tjerë që, ndonëse jo më të mirë se Asencio dhe Fran Garcia, do të mbeten për shkak të nevojës së klubit për të rikuperuar investimin që kanë bërë në nënshkrimet e tyre. Camavinga e ka përfunduar sezonin e tij të pestë me ekipin, pa ndonjë përparim të dukshëm. Potenciali i tij pranohet, por performanca e tij nuk...
Burimi:
top-channel.tv