Leo Messi bëhet president, blen klubin katalanas që nxjerr talente të spikatur

Leo Messi bëhet president, blen klubin katalanas që nxjerr talente të spikatur

Leo Messi nga sot është edhe president i një klubi. Mediat spanjolle njoftojnë se ylli argjentinas ka mbyllur me sukses blerjen e klubit katalanas UE Cornellà , që luan në Divizionin Tercera (RFEF). Ky transaksion konfirmon edhe një herë lidhjen e ngushtë të argjentinasit me Katalunjën, ku edhe kaloi ditët më të mira të karrierës së tij dhe shkroi historinë e futbollit botëror. Cornella me kalimin e kohës pritet të përmirësojë infrastrukturën dhe dalëngadalë të ngjisë shkallët e futbollit, më synimin kryesor në prodhimin e talenteve të rinj. Duhet thënë se edhe në të shkuarën nga ky klub kanë dalë yje të futbollit botëror si David Raya, Jordi Alba apo Gerard Martin. Top Channel