La Liga/ Elche shkakton befasinë, mposht Atletico Madrid

La Liga/ Elche shkakton befasinë, mposht Atletico Madrid

Elche shkakton befasinë në ndeshjet e javës së 32 të Ligës Spanjolle teksa mundi Atletico Madrid me rezultatin 3-2 në një ndeshje të cilën Los Colchoneros e zhvilluan për pjesën më të madhe të kohës me 10 futbollistë. Dhe të mendosh që fillimi i sfidës ishte perfekt për Atletico Madrid që mori avantazhin që në minutën e 10 me golin e Nico Gonzales. Por reagimi i Elches ishte i menjëhershëm teksa në minutën e 18 barazoi rezultatin në 1-1 me Affengruber. Por në minutën e 31 u regjistrua edhe momenti kur Atletico Madrid mbeti me 10 futbollist pasi Thiago Almada u ndëshkua me karton të kuq. Dy minuta më vonë, Elche shënoi sërish këtë radhë me Andre Silva për të përmbysur rezultatin në 2-1. Por...