Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub
Tifozët dhe mediat kanë ndezur alarmin pas një njoftimi zyrtar nga Real Madrid, ku bëhet me dije se presidenti Florentino Pérez do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sot pasdite. Takimi i medias vjen pas një mbledhjeje emergjente të Bordit Drejtues në ambientet e klubit. Kjo ishte një paraqitje mjaft e pazakontë nga kreu i Merengues, dhe deri tani nuk ka asnjë shenjë se për çfarë do të flasë. Pérez rrallë iu drejtohet mediave drejtpërdrejt, dhe urgjenca e njoftimit ka nxitur menjëherë spekulime të shumta. Sezoni i fundit ka qenë zhgënjyes për Real Madrid, i përfunduar pa asnjë trofe, gjë që ka detyruar klubin të reflektojë mbi të ardhmen e skuadrës. Disa raportime në Spanjë sugjeruan se kreu 79-vjeçar kishte shprehur tek rrethi...
Burimi:
top-channel.tv