Ndryshoi gjurmët e gishtërinjve: Ekstradohet në Itali shqiptari i dënuar me 27 vjet burg

Ndryshoi gjurmët e gishtërinjve: Ekstradohet në Itali shqiptari i dënuar me 27 vjet burg

Kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar gjurmët e gishtërinjve, për t’iu shmangur identifikimit CATANZARO – Pas një kërkimi të gjatë ndërkombëtar, shqiptari Fisnik Smajlaj është ekstraduar në Itali, ku është dorëzuar tek autoritetet italiane për ekzekutimin e masave dhe dënimeve të lidhura me disa procedime për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Smajlaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një Mandati Evropian Arresti, është kthyer në Itali i shoqëruar nga efektivë të njësisë I-CAN (Interpol Cooperation Against ’Ndrangheta) të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë. Emri i tij lidhet veçanërisht me hetimin “Gentleman II”, të koordinuar nga Prokuroria e Republikës së Catanzaros – Drejtoria e Qarkut Antimafia (DDA). Dyshohet se furnizoi me heroinë klanin Abbruzzese Sipas materialeve të hetimit, Smajlaj ishte...