Kaos te Real Madrid: “Përplasen” në distancë Mbappé dhe Arbeloa, tension edhe në tribunë
Real Madridi arriti të mposhtë Real Oviedon me shifrat 2-0 mbrëmjen e së enjtes, por fitorja kaloi në plan të dytë për shkak të dramës që përfshiu klubin jashtë fushës së lojës. Santiago Bernabéu u kthye në një skenë tensioni, ku protagonistët kryesorë ishin Kylian Mbappé, trajneri Álvaro Arbeloa dhe vetë presidenti Florentino Pérez. Mbappé: “Trajneri më tha se jam sulmuesi i katërt” Ylli francez, i cili u prit me fishkëllima nga tifozët e tij pas udhëtimit të debatueshëm në Sardenjë gjatë fazës së riaftësimit, nuk u përmbajt në deklaratat pas ndeshjes. Mbappé hodhi dritë mbi situatën e tij në skuadër, duke zbuluar një bisedë tronditëse me trajnerin: “Nuk kam luajtur sepse, sipas trajnerit, jam sulmuesi i katërt në skuadër. Unë erdha këtu për të...
Burimi:
top-channel.tv