Fushata te Reali i Madridit, Jurgen Klopp i përzgjedhuri i Enrique Riquelme për pankinën
Gara për presidencën e Realit të Madridit shkruan kapitullin e radhës. Kandidatura e Enrique Riquelme bëri të ditur zyrtarisht se Raul Gonzales Blanco do të marrë kontrollin total të zonës sportive të klubit për dekadën e ardhshme. Ish kapiteni i Los Blancos jo vetëm do të realizojë një projekt të mbështetur te akademia, por ka një prioritet absolut për pankinën, trajnerin gjerman Jurgen Klopp të cilin do ta marrë personalisht në telefon nëse Riquelme do të fitojë zgjedhjet Projekti i enrique Riquelme kërkon që të ndryshojë në mënyrë radikale në vendimmarrjen e klubit duke ia deleguar të gjithë përgjegjësinë një figure madridiste. Me caktimin e Raul Gonzales si Drejtor Sportiv, Riquelme ia beson të ardhmen institucionale futbollistit që ka mbrojtur më shpesh fanelën e bardhë....
Burimi:
top-channel.tv