Frikë për mbrojtësin e Real Madrid, humbet 6 kilogramë në pak ditë për shkak të problemeve me stomakun
Raul Asencio mungoi në ndeshjen çerekfinale kundër Bayern Munchen për shkak të një problemi me stomakun, që duket se nuk është kalimtar, madje po i shkakton shumë probleme shëndetësore mbrojtësit. “Radio COPE” raporton se lojtari u detyrua të shkonte në spital mëngjesin e sotëm për analiza dhe trajtim më të avancuar mjekësor. Asencio vuan nga një virus i rëndë i quajtur gastroenterit, që po përhapet me shpejtësi në Komunitetin e Madridit, ku janë zbuluar shumë raste të tjera. Ai nuk është i vetmi punonjës i klubit i prekur. Real Madridi raporton se Asencio ka mbetur në spital për të marrë lëngje intravenoze dhe do të kthehet në shtëpi sapo simptomat e tij të fillojnë të qetësohen. Sipas “AS”, mbrojtësi ka humbur gjashtë kilogramë vetëm në...
Burimi:
top-channel.tv