“El Clasico”, zbardhen formacionet zyrtare, ja si kanë vendosur Flick dhe Arbeloa

“El Clasico”, zbardhen formacionet zyrtare, ja si kanë vendosur Flick dhe Arbeloa

Barcelona dhe Real Madrid takohen në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga, fundjavë ku mund të vendoset titulli kampion. Katalanasit kanë nevojë vetëm për një pikë në këtë ndeshje që edhe zyrtarisht të shpallen kampion të sezonit 2025/26 në La Liga. Trajneri Hansi Flick ka startuar me treshen sulmuese Dani Olmo, Marcus Rashford e Ferran Torres. Në anën tjetër Reali është pa kapitenin Federico Valverde dhe pa Kylian Mbappen e dëmtuar. Formacionet zyrtare: Barcelona: Joan Garcia,Cancelo, Cubarsi, Martin, Eric Garcia, Gavi, Pedri, Fermin, Olmo, Rashford, Ferran Torres. Real Madrid: Courtois, Trent, Rudiger, Huijsen, Fran Garcia, Camavinga,Tchouameni, Bellingham, Brahim Diaz, Gonzalo Garcia, Vinicius Junior. Top Channel