E pabesueshme se çfarë ndodh në kampionatin spanjoll, portieri i Zaragozës lë portën dhe godet me grusht kundërshtarin në mesin e fushës
Fund dramatik dhe i shëmtuar në ndeshjen mes Huesca-s dhe Real Zaragoza-s në LaLiga2, e cila përfundoi me tensione të mëdha dhe një episod të rëndë dhune në minutat shtesë. Ngjarja ndodhi në minutën e 95-të, teksa arbitri po përgatitej të rishikonte një rast me VAR për një karton të mundshëm të kuq. Në atë moment, portieri i Zaragoza-s, Esteban Andrada, u përfshi në protesta dhe pas një shtyrjeje ndaj kapitenit të Huescës, Jorge Pulido, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Por situata doli jashtë kontrollit menjëherë pas përjashtimit. Andrada, në vend që të largohej nga fusha, iu afrua Pulidos dhe e goditi me grusht, duke e rrëzuar në tokë. Goditja ishte e fortë dhe i shkaktoi lojtarit të Huescës ënjtje në fytyrë...
Burimi:
top-channel.tv