E bujshme nga Spanja, Perez kontakton trajnerin e Messit për stolin e Real Madridit

E bujshme nga Spanja, Perez kontakton trajnerin e Messit për stolin e Real Madridit

Real Madridi është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm dhe emri i Lionel Scalonit është bërë më i fortë në orët e fundit, pas asaj që tha gazetari spanjoll Manolo Lama në “El Partidazo de la Cadena Cope”. “Ju siguroj se Real Madridi ka kontaktuar Scalonin. Ju siguroj. Madridi po bën sondazhe me shumë trajnerë, por ju siguroj se Madridi ka kontaktuar Scalonin. Florentino po bën një tjetër Lopetegui”, tha ai. Scaloni banon në Spanjë dhe e njeh mirë La Ligan, si lojtar dhe si ndihmëstrajner i Sampaolit te Sevilla. CV-ja e tij përfshin suksese të mëdha me Argjentinën, siç janë Kupa e Botës 2023 dhe Kupa e Amerikës 2021 dhe 2024. Ai gjithashtu njihet si menaxhues i mirë i një dhome...